×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Edi Rama: Kamionë me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufi me Serbinë!

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 18:08

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje publike presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, që të lirojë kamionët me mallra nga Kosova të cilët janë bllokuar në kufirin serb prej 24 orësh.


    Një reagim të tillë Rama e ka bërë në twitter, duke i thënë presidentit serb se në këto kohë duhet ndihmuar njëri-tjetrin.

    Rama e ka lutur kreun e shtetit serb që të ngre traun e kufirit dhe të zhbllokojë kamionët me mallra nga Kosova.

    “@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, ka shkruar Rama në twitter.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!