×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon Kryetari i Prishtinës: Kemi ujë veç edhe për 7 muaj

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 22:19

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në T7, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës ka ujë vetëm edhe për 7 muaj.


    “Ne aktualisht kemi ujë veç edhe për 7 muaj”, është shprehur Ahmeti në Pressing,

    Rast të ngjashëm Prishtina ka pasur edhe në vitin 2013.

    “Edhe në 2013 kemi hasur në rast të ngjashëm, megjithatë problemi është zgjidhur”, ka thënë Ahmeti.

    Tutje, i pari i Prishtinës ka treguar se kryeqyteti furnizohet me ujë nga liqeni i Ujmanit për të plotësuar nevojat.

    “Më së shumti marrim ujë prej liqenit të Ujamnit me tuba ku sigurojnë ujë 800 litra për sekondë”, ka përfunduar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!