×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e bën këshilltare ish prokuroren që e “goditi” Eulexin

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 10:24

    Kryeministri Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij edhe një këshilltare të huaj.
    Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e Eulex në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar vetë zonja Bamieh.


    “Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo.

    Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh akuzoi këtë mision për korrupsion. Ajo kishte ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin brenda radhëve të Eulexit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!