×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e Vjosa Osmani të buzëqeshur: Kosova do të dalë nga kriza

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:53

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar sot nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.


    Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se me Osmanin ka biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin, shkruan Reporteri.net.

    “Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.

    Kujtojmë se ky është takimi i dytë mes Kurtit e Osmanit që nga përfundimi i zgjedhjeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!