×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i kthehet edhe një herë kërkesës për zgjedhje

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 16:44

    Kreu i Lëvizjes, Vetëvendosje, Albin Kurti, i është rikthyer kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të reja, përkundër se situata me coronavirusin në vend ka shpërthyer.


    Në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

    “Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.Me 6 tetor nuk kishim thjesht një palë zgjedhje të radhës dhe nuk kishim thjesht një qeveri të radhës. Qytetarët votuan për ndryshim. Votuan që partitë e PAN-it të shkojnë në opozitë dhe votuan si kurrë më parë me numër rekord të votave se kush duhet të jetë kryeministër”.

    “Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

    https://www.facebook.com/albini2017/videos/667869430466580/

     

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!