×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i mbledh sërish kabinetin qeveritar në Prevallë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 10:55

    Kryeministri Albin Kurti do ta mbledh kabinetin qeveritar në një punëtori ku do ta finalizojë Programin Qeverisës dhe Planin e Veprimit.


    Në një përgjigje për Klan Kosova nga kabineti i shefit të ekzekutivit thuhet se kjo punëtori do të jetë e ngashme sikurse ajo e organizuar nga Qeveria Kurti I.

    “Kabineti Qeveritar, secili anëtarë i tij, sipas përgjegjësive që kanë, është duke hartuar prioritet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve. Tanimë që u zgjodh edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, së shpejti, këtë javë apo javën tjetër, do të organizojmë një punëtori me kabinetin qeveritar, ngjashëm sikurse gjatë Qeverisë Kurti I, në të cilën do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimi”, thuhet në përgjigje.

    Një takim i ngashëm ishte mbajtur më 29 shkurt të vitit 2020 në Prevallë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!