×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i merr mbi 6000 vota në Rahovec pa qenë fare në listë

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 17:47

    Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në Rahovec duke mbledhur gjithsej 9,941 vota apo 46,51% të votave.


    E Vjosa Osmani, kandidate për Presidente nga radhët e VV-së, është momentalisht kandidatja më e votuar në qytetin e Rahovecit.

    Ajo ka marrë 6789 vota.

    E pas saj renditet lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili ka 6393 vota por pa përfshirë 7 vendvotime, ndonëse ai ishte larguar nga lista e deputetëve.

    I treti në Rahovec ka dal Visa Korenica, kandidat për deputet e kryetar i LVV-së në Rahovec.

    Ndërkaq Glauk Konjufca është radhitur i katërti me 5058 vota e Arben Vitia e përmbyll top pesëshen me 1609 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!