×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti “kritikon” BE-në, shprehet edhe kundër shkëmbimit të territorit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për mediumin “Euronews”, kërkon nga zyrtarët e Bashkimit Evropian që ta respektojnë pavarësinë e vendit.


    Kurti thotë se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell – vendlindja e të cilit, Spanja, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – duhet të përfaqësojë BE-në e jo qëndrimet e tij të mëhershme nacionale.

    “Ndoshta ai [Borrelli] duhet t’i japë një mendim të ri tërë problemit të Ballkanit Perëndimor për hir të një zgjidhjeje evropiane. Kushdo që mohon këtë realitet apo tenton të sjellë ndonjë zgjidhje pa e pranuar këtë Shtet dhe vullnetin e popullit këtu, do t’i bëjë më shumë dëm vetes”, tha Kurti.

    Një nga detyrat kryesore të tij si kryeministër është negocimi me Serbinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes dy vendeve. Por kryeministri, siç raporton “Euronews”, nuk e pranon idenë e shkëmbimit të pjesëve të territorit.

    “Kosova s’mund të përfshihet në kurrfarë të ashtuquajturash projekte për shkëmbime tokash apo për shkëmbime territoresh. Të gjitha këto projekte të së kaluarës dështuan dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen… Zgjidhjet territoriale janë recetë për konflikte të reja, e jo për paqen për të cilën kemi nevojë”, theksoi Kurti në këtë intervistë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!