×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti mundohet të distancohet nga protesta

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 11:43

    Kryeministri në detyrë, edhe një herë është deklaruar rreth tubimit të sotëm në sheshet e kryeqytetit, që është paralajmëruar si provë për protestë me 3500 deri në 5000 vetë.


    Ai është mundur të distancohet nga protesta, duke thënë se si kryeministër nuk merr pjesë, por se i vëzhgojnë, shkruan Reporteri.net.

    “Së pari, Vetëvendosje ka organizatën e aktivistëve dhe ata veprojnë, organizohen, punojnë. Ne si kryeministri nuk marrim pjesë në organizim të këtyre takimeve. Ne i vëzhgojmë, jemi që të respektohen liritë e njerëzve por gjithmonë duke respektuar. Unë nuk kam kohë të jem aktivist në këtë kohë krizë shëndetësore e ekonomike”, tha Kurti.

    Kurse  kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se si Komunë e Prishtinës, do të kujdesen për mbarëvajtjen e saj.

    “Me kryeministrin diskutuam edhe për vendimin e Gjykatës. Kurti sot ka ardhur si kryeministër dhe jo si kryetar i LVV-së. Andaj sot nuk i bëra pyetje se kush po organizon protestë. Sot pritet të jetë një test i dytë i protestës. Ne si komunë kujdesemi që të ketë mbarëvajtje, e drejta e protestës është e garantuar me kushtetutë”, tha Ahmeti.

    Kujtojmë se mbrëmë, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!