×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti në konferencë të jashtëzakonshme pas presionit për heqjen e taksës

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media sot në ora 18:30, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.


    Në komunikatë nuk bëhet e ditur se për çfarë do mbahet kjo konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, siç edhe dihet, mbledhja e Qeverisë Kurti u shty për ditën e hënë pasi nuk ka një dakordancë lidhur me heqjen e taksës.

    E se nuk ka një zë në këtë temë, e konfirmoi reagimi i zëvendësit të Kurtit, Avdullah Hotit, tha se taksa duhet të hiqet pasi vendimet e tjera e cënojnë të ardhmen e vendit.

    “Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”, ka Hoti.

    Ndryshe, Albin Kurti po ndodhet para një presioni të jashtëzakonshëm amerikan, të cilët po i kërkojnë heqjen e taksës dhe mosvendosjen e reciprocitetit, për të hapur rrugën për nisjen e dialogut. Mediat kanë raportuar se amerikanët kanë kërcënuar me tërheqjen e trupave ushtarake dhe nisjen e masave ekonomike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!