×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti pranoi ta heqë taksën, nuk e vendos reciprocitetin

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 19:07

    Reciprociteti u dëgjua shumë pak në gojën e kryeministrit Albin Kurti gjatë konferencës së sontme, ani pse kohë më parë kishte thënë se ai do të niste së implementuari që nga dita kur do të hiqet taksa.


    Sonte nuk doli ashtu, pasi Kurti në konferencë për media tha se Qeveria e tij do ta heqë taksën pjesërisht më 15 mars e tërësisht më 1 prill.

    Mirëpo, Kurti e përmendi nisjen e reciprocitetit vetëm në rast se Serbia nuk e ndal fushatën ndaj shtetit të Kosovës, duke lënë të hapur kështu që taksa mund të hiqet dhe reciprociteti të mos vendoset fare.

    “Nëse pala serbe tregon qasje të mirë, atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e KOsovës do ta heqë tërësisht taksën ndaj mallrave nga Serbia për 90 ditë. Në rast se pala serbe nuk tregon se ka reflektuar, do të nis reciprociteti nga data 1 prill”, ka thënë Kurti.

    Sidoqoftë, kryeministri Kurti kishte potencuar disa herë me radhë se masa e reciprocitetit do të vendoset menjëherë, mirëpo sonte konfirmoi se kjo gjë është shtyer.

    Ndryshe, amerikanët kanë thënë qartazi se kërkesë e tyre është heqja e taksës dhe mosvendosja e reciprocitetit. Taksa Kurti nuk i solli problem vetëm me amerikanët, por edhe me aleatin qeverisës, LDK-në, pasi zëvvendëskryeministri që vjen nga kjo parti theksoi qartë se qëndron në anën e amerikanëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!