×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti prezanton anëtarin më të ri të partisë

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 23:05

    Psikologu Fitim Uka i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka dhënë i pari i kësaj partie, Albin Kurti.


    Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Ukës në partinë e tij.

    “Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut”, thuhet në postimin e tij.

    Uka u prit nga Kurti bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla.

    Në postimin e Kurtit thuhet se, Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”.

    Sipas tij, Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.

    “Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!