×
  • Lajme
  • Lajme

    Formimi i Qeverisë: Kurti takohet me liderin e koalicionit që fitoi dy deputetë

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 13:02

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, i cili në zgjedhjet e fundit, i ka siguruar dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.


    Në një shkrim në facebook, Kurti tha se me Demirin, i kanë uruar suksese njëri-tjetrit, dhe kanë biseduar për gjendjen e komunitetit boshnjak në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti.

    Kujtojmë se Rasim Demiri është ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/704704646696089/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARALBu4Akzpue1Cr9JlAUq1HJCQMH01fBTDC-PzNReddoCMyExv1X0-8HzoDgEekLtWL6vS9mh2IkO5cgqER8Cx1RTs2Qn5QT7xP7GLA0n56yVPJmt_CWEYNSnHX7B8a1S4sf9LdQmWfqYBF1rCTSdkMt5LkzWSUS268_WhsUKjHPOhHpCK13E55C1V4aARxtaivs-eDaJYCnFZ417eZUVthu-kRBS9qf73hyD4wwZ4aBDoyRpxD0WSnC9lMHupkn7sHHDH7vryZ6V6NY96OOh9jb32SA9wPzZqPC-az4hsMH9_7q0REZ6gr_z68smXDQZ1QHUiatIJVJYRLkbsNUuM&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!