×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti thotë se do të rris masat e reciprocitetit, ani pse Amerika doli kundër

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 15:05

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi që nga sot masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ngjalli reagimin amerikan.


    Ambasada e SHBA-së në Kosovë theksoi se qëndron kundër kësaj mase dhe kanë potencuar se e konsiderojnë barrierë, shkruan Reporteri.net.

    “Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në deklaratën e Amabsadës Amerikane.

    Mirëpo, edhe pas kësaj, deklarate, Kurti ka shkruar në Facebook ku ka paralajmëruar shtim të masave të reciprocitetit. Ai ka thënë se ato do të vendosen në mënyrë graduale.

    “Implementimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jenë graduale dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë”, ka thënë Kurti.

    Ndër të tjera, ai thotë se Kosova është e interesuar për tregti me vendet e rajonit, mirëpo ka thënë se kjo duhet të bëhet mbi bazën e barazisë dhe respektit.

    “Parimi i respektit të ndërsjellë duhet të mbizotërojë, në mënyrë që mos të ketë barriera midis dy shteteve. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin për të zhvilluar e kultivuar marrëdhënie tregtare, me të gjitha shtetet në rajon, pa pengesa të padrejta, mbi bazën e parimeve të pranuara ndërkombëtarisht, në respekt të traktateve ndërkombëtare dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve”, ka shtuar Kurti.

    Shefi aktual i Qeverisë ka përmendur edhe disa barriera që, sipas tij, i ka vendosur Serbia në vazhdimësi ndaj mallrave kosovare.

    Sidoqoftë, sot paradite janë futur  12 kamionët e parë që pas heqjes së reciprocitetit në nëntor të vitit 2018./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!