×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti viziton Parlamentin Britanik në Londër

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 18:12

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Parlamentin Britanik në Londër, me ç’rast është takuar me John Cryer, kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Waltham Forest.


    Ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania e Madhe lidhur me BREXIT-in, njofton Klan Kosova.

    “Ministri i Punëve të Jashtme në hije, Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

    “Në këtë takim isha bashkë me deputetet Saranda Bogujevci e Fitore Pacolli si dhe me Agim Morinën, koordinator i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe”.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/705650946601459

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!