×
  • Lajme
  • Lajme

    “Albini erdhi për dasmën e vajzës sime”, axha i Kurtit kujton vizitën e tij të fundit

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 23:36

    Hamëz Kurti, axha i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se për të fundit nipin e tij e pa para dy viteve në një gazmend familjar.


    Axha i fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka folur për vizitën e fundit që Kurti ia bëri atij në Sukobinë të Malit të Zi, që është edhe fshati i lindjes së babait të Albin Kurti.

    Tutje, Kurti tha se lideri i VV-së për herë të fundit erdhi para dy viteve kur ai martoi vajzën e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Albini në kohët e fundit veç ndonjë rast të shyqyrit, siç themi ne, ka ardhur këtu. Ka qenë para një viti e gjysmë – dy kur e kemi pasë gazmendin, e kam martuar vajzën. Ka qëndruar një natë dhe është dashtë të kthehet sepse ka qenë i zënë me punë”, tha Kurti, përcjellë Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Kurti vjen në vendlindje vetëm për raste të veçanta.
    Axha i Albin Kurti deklaroi se e kishte pritur fitoren e VV-së në zgjedhjet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!