×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu reagon për sulmin ndaj gazetarit Duriqi: Çdokush ka të drejtë të mendojë dhe të shprehet lirshëm

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 11:32

    Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.


    Haxhiu ka thënë se sulmet e tilla fizike si kjo ndaj gazetarit Duriqi janë cenim i mendimit e fjalës së lirë.

    Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të rendit që sa më parë dhe me prioritet ta trajtojnë këtë sulm ndaj gazetarit Duriqi.

    “Nuk duhet me domosdo të pajtohemi me mendimet, por medoemos nuk duhet të pajtohemi me asnjë sulm ndaj mendimeve e shprehjes së lirë. Sulmet e tilla fizike si kjo ndaj gazetarit Duriqi janë cenim i mendimit e fjalës së lirë. Në shoqërinë tonë këto janë të patolerueshme. Çdo sulm ndaj mendimit është njëherazi sulm ndaj lirisë, ndërkohë që pa këtë të fundit nuk mund të ketë as mendim. Andaj, çdokush ka të drejtë të mendojë dhe të shprehet lirshëm.

    Gazetarit Duriqi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe i bëj thirrje organeve të rendit që sa më parë dhe me prioritet të trajtojnë sulmin e mbrëmshëm”, ka shkruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!