×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu takohet me ambasadorin norvegjez, flasin për marrëdhëniet mes dy vendeve

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 16:22
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Në këtë takim ambasadori Grondahl bëri një prezantim të punës dhe përkrahjes që Ambasada norvegjeze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe njoftoi më tej për angazhimin e tyre në të ardhmen.
    Ambasadori e informoi më shumë ministren Haxhiu rreth Projektit për Digjitalizimin e Menaxhimit të Rasteve në Sistemin Gjyqësor.
    Më pastaj shprehi përkushtimin dhe asistencën e Ambasadës ofruar Republikës së Kosovës që nga viti 2008 dhe theksoi gatishmërinë e vënë në dispozicion të ofrojnë mbështetjen e tyre ne çfarëdo që Ministria e Drejtësisë e vlerëson si të nevojshme, në kuadër të projekteve dhe ndërmarrjeve të saj.
    “Ministrja shprehi mirënjohjen për angazhimin e Ambasadës norvegjeze dhe vullnetin për të bashkëpunuar në të ardhmen, si dhe e njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me rishikimin funksional, vetingun në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës si dhe adresimin e sfidave institucionale për rastet e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunës ndaj grave.”
    “Ambasadori e mirëpriti pozitivisht ftesën për bashkëpunim në këto fusha, njëherazi duke u zotuar nga të dy palët që të thellojnë edhe më tej marrëdhënien në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!