×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti tregon se çfarë i tha Kurtit në takimin që pati sot me të në Ohër

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 21:16

    Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti në një lidhje direkte në emisionin ka treguar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër.

    Ahmeti tha se nuk e lehtë për Kurtin, mirëpo sipas tij, nuk mund të ketë deri në pafundësi hasmëri e hidhërime.

    “Sigurisht që Kosova është pjesë e ndishme e jona, e shqiptarëve të Maqedonisë. Cdo sukses i Kosovës është kënaqësi e jona. Sot këtu jam në mbështetje morale të institucioneve të Kosovës, në mbështetje të arritjes së marrëveshjes historike për Kosovën, për rajonin , për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë, sepse me arritjen e marrëveshjes fitojnë të gjitha palët. Nuk është lehtë për Kurtin, por pafundësisht hidhërim e hasmëri nuk mund të ketë, duhet të ketë një epilog, dhe shpresoj që me vet zgjatjen e këtyre kohëve të vona dhe mund të zgjasë edhe shumë këto negociata. Uroj dhe shpresoj që të ketë epilog pozitiv që do të ishte i mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Ne urojmë që ky epilog të jetë i suksesshëm”.

    Ai tha se nuk e ka këshilluar Kurtin, por vetëm e ka siguruar që nuk ka qenë asnjëherë i zhgënjyer nga ShBA’të, Evropa dhe NATO.

    Sipas tij, përderisa marrëveshja e ka mbështetjen e Evropës dhe ShBA’ve, Kurti duhet të mos ketë hezitim, por të veprojë në drejtim të epilogut.

    “Unë nuk kam ardhur as ta këshillojë, por ka qenë bashkëbisedim i dy njerëzve të veprimtarive të mëhershme që na kanë lidhur, e kam uruar Kurtin që të jetë i fortë në këto negociata. Ka mbështetje të Evropës, Amerikës për këtë marrëveshje që të arrihet, dhe e kam siguruar Kurtin që unë asnjëhreë nuk kam qenë i zhgënjyer nga Amerika, Evropa e as nga NATO. Këtë e sigurova Kurtin”, tha ai në T7.

    Përderisa marrëveshja ka mbështetjen e Evropës, Amerikës, i thash të mos ketë hezitim por të veprojë në drejtim të epilogut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!