×
  • Lajme
  • Lajme

    VV thotë se do të marrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e Haxhi Shalës

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:34

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.


    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, është i pari që ka marrë fjalën në këtë seancë, shkruan Reporteri.net.

    Aliu ka thënë se do të ndërmarrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votimin e djeshëm të qeverisë së re.

    Ai ka thënë se deputeti Ethem Arifit nuk kishte të drejtë të votonte dje.

    Aliu ka shtuar se do të marrin hapa për shqyrtim në gjykatë për votën e deputetit Ethem Arifi dhe Haxhi Shala.

    Tutje Aliu tha se presidenti po bredhka odë më odë që t’ia bëjë votat dekreteve anti-kushtetues. Dhe kjo votë sipas Aliut ishte përcaktuese.

    Kjo qeveri është dashuri të bëj votat nëpër oda me presidentin”, tha Aliu.

    Aliu tha se me një qeveri e cila varet nga Lista Serbe nuk është çudi nëse në vend , në AKI  mund të vendoset dikush i përcaktuar nga Lista Serbe.

    Ai tutje ka kritikuar qasjen e presidentit Thaçi, duke thënë se  ai bërë ndërhyrje të pastër në vullnetin e deputetëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!