×
  • Lajme
  • Lajme

    “Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë”, deputetja e LDK-së i reagon Ministrit Aliu për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 9:55

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili gjatë ditës së djeshme njoftoi se është hapur tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

    Aliu ndër të tjera njoftoi se shërbimet do të mbulojnë një periudhë prej dy vitesh.

    Krasniqi e ka pyetur Ministrin Aliu se si mund të zgjasin dy vjet punime në 9.78km rrugë.

    “Mirëmëngjes ministër Liburn Aliu
    Allahile qysh ja qite lapsin, 2 vjet punime në 9.78km rrugë? E me autostradat tjera çka do me bo, a kur do me i kry? A mos të duhet edhe një mandat tjetër për me i shtru 20km asfallt?”, shkruan ajo ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!