Ambasada amerikane: Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë, sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj demokracisë

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë një reagim lidhur me lirinë e medieve në Kosovë.


Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook, thuhet se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë, shkruan Reporteri.net.

“Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.”, shkruan në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se ditë më parë Prokuroria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nisur hetimet ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të një hulumtimi rreth procesit të vaksinave.

Ky është postimi i plotë i ambasadës amerikane:

#HRR #CalltoAction: Dhuna & kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë. Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.

/Reporteri.net