×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane thirrje Kurtit: Bëni hapin e guximshëm, hiqeni taksën

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:39

    Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për medie i ka bërë sërish thirrje Qeverisë që të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.


    Sipas njoftimit të Ambasadës Qeveria duhet të marrë hapin e guximshëm për heqjen e taksës.

    “Në kohë si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç. Është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave.Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe t’i heqë tarifat që tani”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar falje për mos-heqjen e taksës 100 përqind për lëndën e parë për mallrat serbe dhe boshnjake.

    Kurti kërkoi falje pasi siç tha nuk mundi ta bind partnerin e koalicionit LDK-në, për heqjen e taksës me 15 mars për lëndën e parë të mallrave serbe e boshnjake e pastaj të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!