×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada britanike tregon çfarë biseduan Thaçi me Konteshën e Wessexit

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 9:43

    Presidentit, Hashim Thaçi ka pritur në takim Konteshën e Wessexit, Sophie.


    Takim Thaçi-Sophie është zhvilluar në zyrën e të parit të shtetit.

    Të dy nuk janë deklaruar për atë se çka kanë diskutuar në takim.

    Por Ambasada britanike përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se çfarë kanë biseduar Thaçi dhe Kontesha e Wessexit, shkruan Reporteri.net.

    “Këtë mëngjes, LSM Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, SHT Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM Kontesha e Ueseksit dhe Presidenti diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!