×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Italisë: Asocacioni nuk cënon sovranitetin e Kosovës, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 13:53

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Sipas deklaratës publike të ambasadës, Kosova me themelimin e Asocacionit nuk cënon kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj drejt strukturave euro-atlantike.

    “Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen esaj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruhet në postimin ambasadës në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!