×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e konfirmon për Gazetën ‘Reporteri’ vizitën e Palmer në Kosovë

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 11:24

    Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, gjatë javës së ardhshme pritet të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.


    Vizita e Palmer në Kosovë është konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Online “Reporteri.net” nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

    Në përgjigjen për Reporteri.net, Ambasada Amerikane thekson se Palmer gjatë vizitës në vendin tonë, do të zhvillojë takime me zyrtarë të shtetit për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale në mes të dyja vendeve.

    “Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari Palmer do të qëndroj në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë dhe për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale. Sa i përket EUSR Lajcak, ju lutemi të ju referoheni zyrës se BE-se”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

    Përpos, Palmer gjatë javës së ardhshme për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Ndryshe Gazeta Online “Reporteri.net” ishte mediumi i parë që raportoi mbrëmë për vizitën e Palmer dhe Lajçak në Kosovë.

    Palmer dhe Lajçak në këtë vizitë të përbashkët në Prishtinë, pritet që të kenë takime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, derisa takime pritet të kenë edhe me krerët e institucioneve tjera.

    Kjo vizitë e paparalajmëruar e Palmer dhe Lajcak në Prishtinë, pritet të ndodhë pak para rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, që ndonëse nuk ka datë zyrtare pritet që të rinisë pas pak javësh, në qershor të këtij viti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!