×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA’së kundër organizimeve të Qeverisë jashtë Kosovës: Paratë e taksapaguesve të shpenzohen këtu

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 17:22

    Ambasada e ShBA-së në Kosovë, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është e kotë që qeveria e Kosovës të organizojë mbledhje jashtë Kosovës


    Në postimin e ambasadës thuhet që nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë dhe jo jashtë saj.

    “Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i përgëzojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë. Sektori i turizmit është duke çaluar. Nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!