×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA s’e kundërshton qëndrimin e Qeverisë për targat: Thjesht kërkuam shtyrje që t’u ikim tensioneve

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 16:03

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në parim.

    Megjithatë thonë se bashkë me Bashkimin Evropianë kanë kërkuar për shtyrje të vendimit për implementim për dhjetë muaj, meqë ritheksojnë se synimi i tyre është që të shohin implementimin në një mënyrë paqësore dhe që nuk i kontribuon rritjes së tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.

    “Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE-së e shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS si në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të në parim”, ka thënë për Express zyra për media e Ambasadës së SHBA-së.

    ”Megjithatë, ne kemi kërkuar, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjatje 10-mujore të periudhës së zbatimit.Është qëllimi ynë ta shohim këtë të zbatuar në një mënyrë që të jetë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”, kanë shtuar tutje.

    31 tetori është afati i fundit për serbët që t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Edhe përkundër periudhës dy mujore që u dha nga Qeveria e Kosovës dhe përkundër lehtësimeve financiare, numri i atyre që kanë hequr targat ilegale dhe që kanë vendosur ato RKS është shumë i vogël.

    Ka presion të madh nga Beogradi që serbët të mos respektojnë ligjin në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!