×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada turke shpërndan postimin e Vetëvendosjes, thotë se Turqia do të jetë si gjithmonë pranë Kosovës

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:59

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se lideri i saj, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë. Aty thuhej se Kurti ka premtuar shqyrtimin e vendndodhjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.


    E këtë postim duket ta ketë pëlqyer ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağri Sakar.

    Kjo pasi Ambasada turke ka shpërndarë postimin e VV-së ku përmendej shqyrtimi i vendimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    E Ambasada turke ka shkruar se do të jetë si gjithmonë pranë Kosovës.

    “I dëshirojmë suksese liderit të Lëvizjes Vetëvendosje z.Albin Kurti dhe qeverisë të cilën do ta formon, ritheksojmë se Turqia do të jetë pranë Kosovës, si gjithmonë”, thuhet në postimin e Ambasadës Turke në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!