×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada zvicerane i reagon Vuçiqit për Reçakun

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 16:31

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili duke folur për dënimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq, e quajti vetë atë që ngjau në Reçak gjatë luftës trillim e të inskenuar nga Walker.


    Ambasada zvicerane ka thënë se në shoqëritë pas konfliktit është thelbësore të pajtohen me të kaluarën.

    “Një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera. Vendosja e fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për ngjarjet e kaluara janë parakusht për një pajtim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm”.

    “Deklaratat mbi ngjarjet e konfliktit duhet të bazohet në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Revizionizmi dhe mohimi i krimeve të luftës duhet të përballen, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”, thuhet në reagim, përcjellë Indeksonline.

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Qendra e Ligjit Humanitar në Kosovë (HLC Kosova) mbështesin dënimet e forta dhe pa ekuivoke të deklaratës së Presidentit Vuçiq që mohojnë mizoritë në Raçak.

    “Më 15 janar 1999 në fshatin Raçak u kryen mizori masive ndaj shqiptarëve, shumica e tyre ishin civilë të paarmatosur”, përfundon ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!