×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ambasadat në pushim”, Kabashi për përpjekjet për ndryshim të ligjit zgjedhor: Kurti po e shfrytëzon këtë

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:29

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e shfrytëzon rastin që shumica e ambasadave janë në pushim të bëjë ndryshimin e Ligjit Për Zgjedhjet.


    “ Të gjitha ambasadat relevante në pushim deri të martën, shkaku i festës së Pashkëve katolike.

    A po e shfrytëzojë Kurti e Osmani këtë vakum që në fundjavë, pa asnjë paralajmërim ta ndryshojnë Ligjin për Zgjedhjet, për t’i lejuar diasporës të votojë nëpër ambasada e konsullata, e edhe ta dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi me ngut po e procedojnë edhe zgjedhjen e Presidentit, pa u brengosur nëse i kanë votat e nevojshme apo jo”, ka shkruar ai.

    Qeveria e Kosovës akuatlisht është duke e mbajtur një mbledhje në të cilën synon të bëjë ndryshimin Ligjit për Zgjedhjet dhe t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit që të votojnë në ambasadat e vendeve përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!