×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët britanikë thirrje Kurtit dhe Vuçiqit: Bëjeni realitet marrëveshjen

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 14:26

    Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

    Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtimin e arritur.

    “Presim – dhe qëndrojm të gatshëm të mbështesim – që të dyja palët të lëvizin shpejt ta bëjnë marrëveshjen realitetit”, kanë thënë ambasadorët britanikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!