×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Abott takohet me ministrin Mehaj, i ofron mbështetje për FSK-në

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 16:02

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me këtë rast, ambasadori Abbott e uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë nga pozitat respektive.


    Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për Mbretërinë e Bashkuar në ofrimin e mbështetjes së madhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe për të arriturat e përgjithshme. Mbështetjen e deritashme në fushën e arsimimit dhe stërvitjes si dhe forma tjera, Ministri Mehaj e vlerësoi shumë të rëndësishme realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

    Nga ana e tij, ambasadori Abbott, premtoi se Mbretëria e Bashkuar, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të realizohen me sukses të plotë objektivat me planet tona të bashkëpunimit bilateral. Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e mbrojtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!