Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se emërimi i Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin.
“Mezi pres të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.
Look forward to working with Ambassador Ric Grenell as the Special Presidential Envoy for Serbia and Kosovo Peace Negotiations. His appt, alongside Matt Palmer, shows U.S. Government’s commitment to rapid progress toward a peaceful future for the region. https://t.co/5BlVx8LyRZ
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2019
Emërimin e diplomatit Grenell e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian duke ritheksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kanë thënë se do të punojnë ngushtë me Grenell për të siguruar paqen përfundimtare në Ballkan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.