×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan: Masakra e Reçakut ishte një akt vrasës i qëllimshëm

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 11:53

    Ambasadori i ri i Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se askush nuk duhet të harrojë e aq më pak të mohojë se çka ndodhi në Reçak, 23 vite më parë.

    Hovenier tha se në përgjigje të mizorive që ndodhën në Reçak, SHBA-të vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur.

    Ambasadori i ri amerikan në Kosovë ka përsëritur se ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të ngjallte frikë te njerëzit, shkruan Reporteri.net.

    “Askush të mos harrojë dhe të mohojë se çka ndodhi këtu. E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e SHBA-ve në OSBE kisha marrëdhënie të afërt me Walkerin i cili më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur. Ne besojmë që të gjithë popullit meritojnë dinjitetin për të jetuar në liri dhe siguri. Dëshiroj të jem i qartë, siç ka thënë Clinton atëherë ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të ngjallte frikë te njerëzit . Mohimi i këtyre vrasjeve çderon kujtimin e të vdekurve.

    Pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”, u shpreh ambasadori Hovenier. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!