×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 23:14
    Mark Gitenstein

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gitenstein, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

    Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se Bajramin e ka përgëzuar për veprimin e Kosovës për të shkuar nëj hap para, sipas tij, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo duke e pasë fjalën për zhvillimet e fundit në ankesin për zbatimin e propozimit evropian në kuadër të dialogut.

    “E ritheksova rëndësinë që Kosova të zbatojë marrëveshjen dhe të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Gitenstein.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!