×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan në Serbi: Qëndrimi i Amerikës s’ka ndryshuar, palët të kthehen në tryezë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 13:31

    Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë gjashtë muajve të fundit, është bllokuar dhe ka kërkuar që të dyja palët të ulen përsëri për tryezën e negociatave, transmeton Reporteri.net.


    “Raporti i KE është shumë i gjatë, ende po e studioj, por ajo që unë mund të them në shikim të parë është që këto raporte janë gjithmonë barometra të rëndësishëm për vendet në rrugën  e tyre drejt BE-së. Ky raport ishte i drejtë dhe i ndershëm për të dy palët, aty u tha se duhet të bëhen disa përpjekje në disa fusha”, tha Scott për televizionin N1.

    I pyetur për Samitin e Parisit, Scott është shprehur se SHBA-të nuk kanë qenë të ftuar në Samitin e Berlinit dhe me gjasë nuk do të ftohen as në Samitin e Parisit.

    “Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të ftuara as në Berlin, nuk kemi informata se do të ftohemi as në Paris, por  unë e mbështes përpjekjen për të bashkuar palët në mënyrë që të diskutohet rreth së ardhmes. Ne do të vazhdojmë të mbështesim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse takimet në Berlin dhe Paris e ndihmojnë këtë, ne jemi plotësisht dakord”, është shprehur ai.

    Scott ka thënë se çelësi për vazhdimin e dialogut, është taksa ndaj produkteve serbe e cila duhet të hiqet në mënyrë që negociatat të vazhdojnë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!