×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan viziton MAPL: Kosova ka një të ardhme të ndritur, ku respektohet toleranca dhe diversititeti etnik

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 16:47

    Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasnqi priti në takim ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett dhe zyrtarë të tjerë nga kjo ambasadë.


    “Krasniqi i uroj mirëseardhje dhe falënderojë ambasadorin, qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen që kanë ofruar dhe janë duke ofruar për avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

    Ambasadori Kosnett uroj ministrin për detyrën dhe i uroj suksese në zbatimin e prioriteteve të kësaj ministrie dhe ofrojë mbështetjen e qeverisë dhe ambasadës amerikane për avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal. Ai theksojë se Kosova ka një të ardhme të ndritur, ku respektohet toleranca dhe diversititeti etnik, social e kulturor që janë vlera edhe për vet shtetin amerikan”, thuhet në njoftim.

    Ministri Krasniqi e informojë ambasadorin Kosnett dhe kërkojë nga ai mbështetje për zbatimin e prioriteteve të MAPL-së që kanë të bëjnë më reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal, koordinimin e nivelit qendror me atë lokal, identifikimin dhe adresimin e problemeve që pandemia COVID-19 ka shkaktuar në nivelin komunal dhe hapat e ministrisë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë për komunat e Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!