×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: Këto janë tre kriteret për sistem gjyqësor të pavarur

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 13:15

    Ambasada Britanike, përmes partnerëve zbatues – Axiom International dhe Agencia – lidhën Memorandumin e Bashkëpunimit me Këshilli Gjyqësor i Kosovës për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”.


    Ambasada thotë se ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme të qëndrueshme dhe në pronësi vendore, me fokus në proceset e rekrutimit, emërimit, avancimit dhe transferimit të të gjithë gjyqtarëve.

    “Për të arritur deri tek një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm, transparent dhe llogaridhënës, ne vlerësojmë që janë tri çështje kryesore që duhet të bëhen në mënyrën e duhur: e para, rekrutimet; e dyta, emërimet e stafit udhëheqës dhe e Kryetarëve të Gjykatave; dhe e treta, vlerësimet e performancës”, tha ambasadori Britanik, Nicholas Abbott. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!