×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik pas takimit me Mustafën: Koalicioni VV-LDK çdo ditë e më afër

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 15:48

    Edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është deklaruar sot rreth koalicionit të mundshëm mes VV-së e LDK-së.


    Pasi zhvilloi një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, diplomati britanik ka deklaruar se pret që shpejt të arrihet marrëveshja e koalicionit.

    “Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër” ka thënë për Indeksonline Abbott.

    Pjesë takimit me Mustafën, ambasadori Abbot ka një takim “kokë më kokë” me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani, të cilët janë parë duke biseduar për më shumë se 10 minuta në dalje të zyreve të LDK-së.

    Osmani ka konfirmuar se edhe ajo ka qenë pjesë e takimit me ambasadorin britanez dhe tha se kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.

    Ndryshe, Gazeta Online “Reporteri.net” mëson nga burime të saj se VV dhe LDK mbrëmë kanë definuar pothuajse gjithëçka rreth marrëveshjes së koalicionit qeverisës në mes tyre, edhe pse atë refuzuan ta bëjnë publike, për disa arsye.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!