×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman irritohet nga mosrespektimi i masave nëpër kafene

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 15:39

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt është shprehur i habitur se si kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.


    Heldt përmes një postimi në Twitter ka shkruar se skenat në rrugë dhe në terraca të kafeneve të kryeqytetit janë të patolerueshme.

    Ambasadori gjerman ka shpërndarë postimin e BE-së ku tregohet për ndihmat që i janë dhënë sot Kosovës në luftën kundër pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    “Dhe shpresoj që kjo do ta inspirojë secilin që të ketë përgjegjësi, e po ashtu qeverinë dhe institucionet që t’i përmbushin vendimet e tyre dhe rregullativat. Skenat në rrugë dhe terraca të kafeneve janë të patolerueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, ka shkruar Heldt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!