×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman na jep leksion, demonstron vështirësitë që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 20:05

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i është bashkuar fushatës #visa4children për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.


    Ambasadori Heldt ka demonstruar situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, konkretisht të atyre me karroca.

    “Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lansuar një fushatë të mrekullueshme me 120 karroca. E kam pranuar me kënaqësi sfidën nga shefi i zyrës së UNICEF ne Kosovë, Murat Sahin, dhe e kam ridefinuar sfidën për një ecje me karrocë nëpër Prishtinë. Bashkëndjesia është aftësi për ta ndryshuar këndvështrimin. Ne lëvizim lirshëm dhe pa pengesa dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është për njerëzit me aftësi të kufizuara, e në veçanti për fëmijët. Provojeni edhe ju këtë eksperiencë: vetura të parkuara në trotuare apo kafiteri pa tualete të qasshme”, ka thënë Heldt.

    Ai tha se këto vështirësi fëmijët i hasin edhe në shkollë.“Përderisa ka qasje në ndërtesë dhe në kat të parë, por kabineti i kimisë dhe tualeti nuk janë të qasshme. Dhe, duhet pra të bëjmë më shumë t’iu ofrojmë qasje të barabartë. Fillojmë më së miri duke e vendosur vetën në këpucët e tjetrit apo në këtë raste në rrotat e karrocës. I njëjti diskutim në Gjermani ka rezultuar me ngritje të vetëdijes. Nëse ndërmerrni hapat e duhur, ashtu si ne, do të arrini të tejkaloni këto pengesa të hidhura për të prekurit”, u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë.

    Heldti ka bërë thirrje që të ndihmohen fëmijët që të tejkalojnë pengesat që kanë.

    “E sfidoj sektorin privat në Kosovë të mbështes fushatën e UNICEF-it në Kosovë për dhurimin e tabletëve dhe llaptopëve për këta fëmijë”, përfundo Heldti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!