×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 19:09

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të minisrit Goran Rakiq.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”.

    “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde.

    Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion me “Natën e Kristalt”

    “Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!