×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman në Kosovë mbështet EULEX-in: Ish-gjykatësit Simmons po i jepet hapësirë për të vazhduar fushatën e dezinformimit

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 10:28

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportimit të sh-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.


    Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”.

    Sipas tij, EULEX kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që ai i ka cilësuar “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që janë parë nga ky Mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), i cili për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka deklaruar se Simmons po flet të pavërteta për Misionin pasi u hetua vetë e nuk ofroi kurrë fakte.

    Reagimin e Zyrës së EULEX-it e ka mbështetur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter.

    “Refuzim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e paqena. Unë thjesht pyes veten pse Kuvendi i Kosovës ende i siguron ish-gjykatësit Simmons një hapësirë për të vazhduar këtë fushatë dezinformomi”, ka shkruar Rohde.

    Simmons të hënën, para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, përmes një video-lidhjeje ka raportuar për skandalet e EULEX-it në Kosovë përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët.

    Ai tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

    Ai tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si “Kleçka” dhe “Drenica 1 dhe 2” – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!