×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Heldt nesër do t’iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 18:28

    Më 1 korrik 2020 Gjermania ka marrë përsipër kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë.


    Veçanërisht Ambasadori Heldt do t’iu përgjigjet pyetjeve që qytetarët ia kanë parashtruar atij gjatë një interviste, rreth çështjeve të ndërlidhura me presidencën gjermane.

    Diskutimi dhe intervista do të publikohen nesër, më 15.07.2020 duke filluar nga ora 11.00 në faqen e Ambasadës Gjermane në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!