×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Izraelit në Beograd: Ne e njohëm Kosovën më 4 shtator, Vuçiqit nuk i pëlqen, por është temë e mbyllur

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 12:15

    “Nuk ka asnjë pikëpyetje nëse Izraeli do ta njohë apo jo Kosovën, sepse Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator dhe tani ne duhet të shohim se si të mos lejojmë që kjo të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael,” tha ambasadori i ri i Izraelit në Serbi Jahel Vilan.


    “Izraeli nuk nënshkroi asgjë në Uashington, ne nuk ishim pjesë e atij samiti. Një marrëveshje u nënshkrua midis Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë (Benjamin Netanyahu) mirëpriti njohjen e ndërsjellë të Izraelit dhe Kosovës”, tha ai për televizionin N1.

    Ambasadorit iu kërkua të komentojë nëse njohja izraelite e Kosovës do të ndikojë në marrëdhëniet midis Jeruzalemit dhe Beogradit.

    Ai tha se kur erdhi në Beograd në takimin inaugurues me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai diskutoi për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe kur u pyet se si Vučić komentoi njohjen izraelite të Kosovës, Vilan deklaroi se “kjo nuk është diçka që atë e bën të lumtur, dhe nuk e mbështet një gjë të tillë “.

    “Por Izraeli është një shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiç do të ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë dy javë e gjysmë më parë në Uashington, “tha ambasadori.

    Kur u pyet se si e komentoi faktin që Serbia ndërmori marrëveshjen në Uashington për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem, ai tha se “është shumë pozitive, se është një lajm i mirë”.

    “Vendimi për të bërë (Serbinë) vendin e parë evropian që zhvendos ambasadën në Jeruzalem – kjo nuk duhet të jetë lajm. Çdo vend pret që të gjithë të kenë një ambasadë në kryeqytet. Ishte një gjë e mirë dhe e rëndësishme dhe do të thotë shumë për ne. ”, thotë Vilan.

    Ai shtoi se mësoi për vendimin për të lëvizur ambasadën serbe në mëngjesin e 4 shtatorit, “por jo para kësaj”, dhe kur u pyet se çfarë do të bëjë Izraeli tani, duke pasur parasysh që Beogradi mund të ketë pasoja ndërkombëtare për shkak të atij akti, ai tha me shaka tha: “Unë do të thoja që ne duhet ta zhvendosim ambasadën në Beograd, por ne tashmë jemi në Beograd.” /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!