×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori i Kosovës falënderon diplomatin gjerman pas deklasimit që ia bëri Daçiqit

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 21:23

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka falënderuar diplomatin gjerman, Christoph Heusgen pasi ky i fundit e kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së sot kur tha se ‘miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë’ me veprimtarinë e tyre për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës.


    Cufaj e ka quajtur diplomatin gjerman “njeriu i ditës” dhe e ka falenderuar në gjuhën gjermane përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

    Heusgen i tha Daçiqit se i duket se fjalimi i tij “është kopje e fjalimeve të mëhershme”, e me rastin fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po qëllojnë veten në këmbë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!