×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori italian rrugës për në Kuvend, porositë deputetët: Bojkotim i votimit për presidentin nuk i sjellë dobi askujt

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:16

    Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, është nisur për në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet presidenti i ri i Kosovës.


    Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka thënë se kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces.

    “Rrugës për në Kuvend për zgjedhjet presidenciale. Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt. Suksese #Kosovë!”, ka shkruar ai.

    Deklarime të ngjashme kanë bërë edhe ambasadorë të shteteve të tjera mike.

    Seanca për votimin e Presidentit të gjashtë të Kosovës u thirr të mbahet sot në ora 18:00, por ende nuk ka nisur.

    Pak minuta para seancës për Presidentin, ambasadori amerikan përsëritë: Të gjithë deputetët të qëndrojnë në sallë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!