Ambasadori Kosnett: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.


Në adresimin e ambasadorit Kosnett për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit thuhet se një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”.