×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori turk i shkon në zyre Kurtit, Kryeministria s’tregon nëse folën për Ambasadën në Jerusalem

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 16:04

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar,me të cilin kanë biseduar për eleminimin e barrierave ekonomike por s’është treguar nëse është vënë në diskutim çështjen e ambasadës në Jerusalem, njofton ZKM.


    Ambasadori turk e ka uruar Kurtin për detyrën dhe ka shprehur vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit.

    “Ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!